Një grua humbi jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja është shënuar në rrugicën e njohur si e Koplikëve në qytetin e Shkodrës.
Viktima është Laje Betja rreth 80 vjeç.
Megjithëse është tentuar ti jepet ndihma e parë ka qenë e pamundur pasi flakët kane shkrumbuar banesën thonë burime policore.
Gruaja e moshuar është dërguar ne morgun e spitalit
Nga te dhenat ne vendngjarje zjarri nuk ka qene i permasave te medha por dyshohet qe e moshuara mund te kete qene e semure dhe nuk ka mundur te levizë
Ne trup ka pak djegie dhe është gjetur ne divanin që është përfshirë nga flakët











