Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reguar i pari pas miratimit të kuvendit për emrin ‘Maqedonia e Veriut’.
Basha ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Maqedonisë të cilët me 81 vota pro zyrtarizuan ndryshimin e emrit.
Me anë të një postimi në twitter, Basha shkruan se ky është një akt i lartë i përgjegjshmërisë politike.












