Dy binjakë 5-vjeç janë lënduar nga zjarri i rënë në shtëpinë e tyre.
Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të shënuar në një familje shqiptare në Greqi. Shtëpia e shqiptarëve është përfshirë nga flakët, në lagjen Kalithea në Athinë. Nga zjarri, dy binjakë 5-vjeç shqiptarë kanë mbetur të lënduar.
Mediat greke bëjnë me dije se në momentin kur ra zjarri në shtëpi, nëna e binjakëve ishte në punë.
Fëmijët janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në banesë.











