Deputeti Tritan Shehu sërish ka bërë publike raste të situatës emergjente në qarkun e Gjirokastrës.
Ai i referohet dy blegtorëve të cilët kanë mbetur dhe kanë kërkuar ndihmë nga ana e prefekturës, por përgjigja që u është dhënë është qesharake.
Konkretisht është blegtori Alket Nikolli në zonën e Golemit ka mbetur i bllokuar në Glinë të Dropullit. Deputeti thotë se Nikollit nuk i është dhënë asnjë ndihmë nga ana e prefekturës, ku i është dhënë një përgjigje qesharake: Të presi deri nga dreka se ka mbledhje.
Ndërkohë deputeti ka bërë publik dhe numrin e telefonit të Nikollit, dhe apelon për ndihmë të menjëhershme ndaj tij.













