Studentët nuk do të ndalen as ditën e sotme për të vijuar sërish me protestën.
Dhe pse temperaturat nuk janë të favorshme, studentët kanë shprehur se do të rezistojnë deri në fund për të kërkuar plotësimin e 9 pikave të tyre.
Ditën e sotme ata do të vijnë me një tjetër strategji duke u përqëndruar tek marshimet.
Mësohet se mbledhja e tyre është bërë si fillim nëpër fakultete dhe më pas ata do të marshojnë drejt disa pikave lidhëse të kryeqytetit, për t’u bashkuar me kolegët e tyre.
Studentët kanë njoftuar se do ta nisin protestën pranë fakulteteve, për të marshuar në këmbë para Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës e më tej drejt Ambasadës Amerikane dhe asaj të BE-së.












