Studentët kanë gjetur një mënyrë simbolike për të treguar se do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin në ditën e 35 të protestës së tyre.
Bëhet fjalë për studentët në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të cilët kanë nxjerrë të gjitha karriget jashtë klasave dhe duke i vendosur në korridore.
Edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale vazhdon bojkoti. Studentët janë mbledhur edhe më të shumtë se dje për të diskutuar dhe vendosur format specifike të rezistencës.
Studentët po e bëjnë realitet parimin: “Universiteti u takon universitarëve!”
Ndërkohë studentët do të marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, ku pavarësisht shiut dhe temperaturave të ulta, të rinjtë do të protestojnë deri në plotësimin e nëntë kërkesave.












