Aktori i njohur DEAN Gaffney u kryqëzua nga fansat të cilët u tallën për disa orë rresht me të. Kjo për shkak të një fotoje të publikuar në Instagramin e tij, ku ai mbante në dorë kartën e bankës duke bërë bërë të dukshme të gjitha të dhënat.
Ylli i ‘Eastenders’ 40 vjeç, postoi një foto me të dashurën e tij Rebekah Ward, 26 vjeç, në një klub nate. Aktori, i hutuar në mënyrë të qartë nga veshja e bardhë e saj, po mbante kartën e bankës në dorën e tij të djathtë nga ana ku dukeshin të gjitha shkrimet.
Fansat e vunë rë këtë detaj menjëherë dhe filluan ti shkruanin komente ku madje në disa prej tyre i tregonin dhe numrin e kartës së bankës dhe kodin e rendit.
Shumë aktorë dhe ndjekës i shkruan duke i treguar se arrinin t’i lexonin të gjitha. Më vonë ai e fshiu foton dhe e ripublikoi atë me numrat e fshirë.












