• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku flet për goditjen e radhës: Shtresa e mesme drejt rrënimit dhe varfërisë

droni by droni
8 January, 2019
in Politika
0
Tabaku flet për goditjen e radhës: Shtresa e mesme drejt rrënimit dhe varfërisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë  njëherazi dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku duke analizuar rritjen e taksave dhe zhvillimet e fundit të ekonomisë, shkruan se shtresa e mesme është rrënuar dhe lënë jashtë vemendjes së qeverisë.

Në një status në Facebook, deputetja thotë se teksa progresive e ka vrarë shtresën e mesme duke e zhytur në varfëri.

Tabaku merr në shqyrtim gjithë vendimet e qeverisë përsa i përket aspektit ekonomik duke nxjerrë në pah taksimin shumëfish të shtresës së mesme në punën që bën.

STATUSI I PLOTË

Rrënimi i shtresës së mesme!

Gjatë këtyre pesë viteve ka patur rritje të vazhdueshme taksash dhe tarifash, duke filluar nga bizneset e vogla që sot janë masavisht duke mbyllur qepenat e deri tek fitimet e kompanive. Kjo ka penalizuar në masë bizneset e vogla vendase, ka stopuar rritjen e investimeve te huaja si dhe ka ndikuar dhe në buxhetin e familjeve që fatkeqësisht sot është i njëjtë me atë të 10 viteve më parë.

Mbi të gjitha shtresa që është penalizuar maksimalisht gjatë këtyre pesë viteve është shtresa e mesme. Pedagogët, inxhinierët, profesionistët e lirë, mjekët, arkitektët e juristët, pra shtresa e punës mendore, shtresa e zbatimit të dijes është penalizuar më shumë duke u taksuar shumëfish për punën që bën!

Në 2014 hyri në fuqi tatimi më i lartë për punën në rajon dhe më i larti i vendosur ndonjëherë në Shqipëri për punën. Sot kushdo që punon ndershmërisht tatohet deri në 23%. Ka biznese të vogla me tatim më të ulët, ka dhe fitime kompanish që tatohen më ulët, dhe kapitali tatohet më ulët, por jo qeveria e Edi Ramës vendos të ketë tatimin më të lartë për PUNËN!

Një tjetër dhuratë që qeveria u kujdes t’i bënte shqiptarëve është ajo e rritjes së pagës maksimale, efekti i së cilës do të bie mbi rritjen e sigurimeve shoqërore më shumë se sa në rritjen e të ardhurave. Konkretisht, vendosja e pagës maksimale prej 150 mijë lekësh përkthehet në një rritje të detyrimeve për sigurime dhe shpenzimet e biznesit.

Jo vetëm kaq, për një të vetëpunësuar në biznesin e vogël shpenzimet e tij për të paguar do të rriten me 7152 lekë/vit. Pra, një shitore në lagje apo një i vetëpunësuar në një këpucari do t’i duhet të shpenzojë 7152 lekë më shumë në vit ndërkohë që përveç kësaj do t’i duhet të përfshihet edhe në skemën e TVSH-së.

Ndërkohë që kostot e një të punësuari do të rriten me rreth 10% të pagës (vjetore). Në total, një biznesi të madh kostot e shtuara nga kjo lëvizje e ditëve të fundit të qeverisë do t’i kushtonte shtrenjtë. Nëse marrim në referencë vetëm biznesin e call center (që punëson shumicën dërrmues të të rinjve në vend), kjo kosto ndikon në rritjen e shpenzimeve me rreth 30 mijë eurove në muaj. Çfarë do të thotë kjo? Që biznesi për të paguar këtë kosto që i lindi vetëm në datë 30 dhjetor do t’i duhet të ulë shpenzimet e pagave (duke ulur pagat) apo duke larguar të punësuarit.

Në të vërtetë qeveria as nuk ka menduar për shqiptarët edhe as për të pamundurit madje as për punonjësit. Bizneset e vogla me të vetëpunësuar do të paguajnë më shumë, bizneset do të detyrohen të shkurtojnë punonjësit apo do të ulin pagat për t’u përmbajtur shpenzimeve.

Këto zgjedhje nuk rrisin konsumin dhe as nuk ulin hendekun mes të varfërve dhe të pasurve. Nuk prodhon mobilitetin social por janë vetëm nisma propagandistike që i bëjnë dëm punës. Taksa prograsive e vrau punën dhe shtresën e mesme (profesionet e lira gjithashtu) ndërkohë që krijoi terrenin për varfërimin e mëtejshëm të shtresës së mesme. Kjo lëvizje e fundvitit prodhon një tjetër goditje për punën dhe biznesin duke e thelluar edhe më tej krizën e punës, pagave, konsumit dhe rritjes ekonomike.

Tags: jorida tabakuqeveriarrenimishtresa e mesme
Previous Post

‘Paguheni shumë keq, trajtoheni me përçmim’, deputeti thirrje pedagogëve: Protestoni, mos hezitoni

Next Post

‘Nuk besojmë tek Kryeministri’ studentët zhvendosin protestën tek Ambasada Amerikane

droni

droni

Next Post
‘Nuk besojmë tek Kryeministri’ studentët zhvendosin protestën tek Ambasada Amerikane

'Nuk besojmë tek Kryeministri' studentët zhvendosin protestën tek Ambasada Amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.