Policia e Lezhës vënë në pranga një 26-vjeçar nga Kurbini. Ai u kap në flagrancë teksa ishte përfshirë në një sherr me dy të tjerë.
Policia ka proceduar penalisht dhe 2 shtetas të tjerë.
Burime nga policia thonë se të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta me mjete të forta me njëri-tjetrin, në qytetin e Lezhës.
Policia ka arritur të shmangë përshkallëzimin e konfliktit, që mund të rezultonte me pasoja fatale, duke i bllokuar 26-vjeçarit edhe një armë zjarri pistoletë.
Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.












