Studentët nuk kanë qëndruar për shumë gjatë para Kryeministrisë, duke e zhvendosur protestën e tyre në Ambasadën Amerikane.
Arsyeja pse ata kanë zhvendosur protestën aty është fakti që Kryeministri nuk po u jep zgjidhje për kërkesat e tyre. Studentët disa herë u janë drejtuar me deklarata përfaqësuesve ndërkombëtarë në vendin tonë lidhur me kërkesat e tyre.
Në 8 Janar, në ditën e 34 të protestës, studentët ishin më të paktë në numër, ndërsa u zhvilluan edhe orë mësimi në disa Fakultete. Faktori kryesor në reduktimin e numrit të tyre në shesh kanë qenë temperaturat e ulëta.
Studentët janë shprehur se nuk kanë besim tek Institucionet shqiptare duke u shprehur se do të vijojnë me protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Studentët do të qëndrojnë për pak minuta edhe përballë Fakultetit Ekonomik të Tiranës.











