Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 muaj burg portierin e Partizanit, Alban Hoxha.
Portieri u shpall fajtor për veprën penale të “drejtimit të automjetit në gjendje të parregullt”.
“Panoramasport.al” ka mësuar se portieri është dënuar me 3 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës. Mësohet se dënimi do të konvertohet në 80 orë punë të detyruar në favor të bashkisë së Tiranës.
Dy muaj më parë portieri i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, Alban Hoxha u arrestua nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Portieri e cilësoi ngjarjen e ndodhur dy muaj më parë si gabim dhe pranoi se do të donte të linte gjithçka pas menjëherë.











