Ndërkohë që protesta vazhdon, është ende e paqartë nëse Kryeministri Edi Rama ka bërë premtime boshe më herët me qëllimin e vetëm për ta mbyllur atë.
Në paktin për studentët, Edi Rama sqaroi dhe premtoi se do të kishte përgjysmime të tarifave, duke i kategorizuar ata të cilët përfitonin ulje.
Ndërkohë, ditën e sotme, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë kanë shpërndarë në rrjetet sociale një njoftim, i cili u ka ardhur nga drejtuesit e kësaj shkolle ku sipas të cilit thuhet se deri në datën 28 Janar duhet të paguajnë tarifat e plota të shkollës.
Në njoftimin në fjalë thuhet se studentët e vitit të I, II, III, Bachelor do të paguajnë vlerën e plotë të tarifës, ndërkohë që studentët e nivelit Master, shkencor dhe profesional, duhet të bëjnë pagesën e këstit të parë.
Kjo vë në pikëpyetje, deklaratat e kryeminisrit dhe premtimet e tij.












