Marina Vjollca ka bërë mungesë të gjatë në Televizion, pasi ende nuk po sistemohet me një program të vetin.
Por teksa është në pritje për t’u rikthyer, moderatorja duket se e shijon kohën e ‘pushimit’. Nuk mund të themi se ka bërë mungesa në rrjetet sociale, pasi në çdo moment ndan me ndjekësit e saj, vizitat dhe udhëtimet në vendet më të bukura të botës.
Nuk e prisnim që Marina të ishte dhe në Golden Globes, kompeticionin më të dëgjuar që vlerëson filmat dhe aktorët më të mirë.
Ajo u mbajt në Los Angeles ku u shpallën dhe emrat më të mirë të artistëve. Marina në InstaStory ka publikuar disa nga fotot ku shihet të jetë e përfshirë në këtë event, pasi na tregon dhe aktorët që kalojnë afër saj.


KBalliu/DRONI.al











