• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ironitë e Mamaqit, sociologu i kthen përgjigje: Mbaje me shkumë se e vërteta është krejt zbuluar!

droni by droni
7 January, 2019
in Kronika
0
FOTO/Deputeti: Sa më shumë të rëndohet, aq më të shpifura do jenë shfaqjet që do japë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sociologu  Ergys Mërtiri i është përgjigjur Ermal Mamaqit sërish, pasi ky i fundit e përmendi me ironi gjatë emisionit me të ftuar Edi Ramën.

Mamaqi kishte marrë sapun me vete për të ironizuar fjalët e Mërtirit ku ndër të tjera shkruante që Mamaqi ishte si sapuni që shkumon zhulin fytyrave të tyre të lyrosura nga korrupsioni.

Mërtirti ka dhënë këtë përgjigje për Ermalin:

Dy fjalë për monologun humoristik Ramamaqi

Më duhet ta them që në krye se nuk me shqetëson aspak fakti se jam bërë objekt përqeshjesh ironike në një spektakël midis kryeministrit dhe një humoristi në shërbim të qeverisë, pasi kjo vetëm më bën nder. Madje vetë fakti që reagimi im iu ka djegur aq shumë sa ti kushtojnë aq vëmendje, më bën të bindem se fjalët e mija kanë goditur në shenjë, pavarësisht se, kur i kam thënë, nuk e kam menduar aspak se do marrin atë përmasë. Mesa duket, neveria që ky lloj spektakli provokon tek shumë njerëz, ka bërë që stomaku i tyre të mos mbajë më. Pra, nuk e shoh si meritë personale faktin që komenti im i thjeshtë pati aq shumë bujë, por e shoh këtë si produkt të një mjedisi neveritës që ka prodhuar propaganda e një qeverie që nuk iu ofron qytetarëve asgjë përveç spektaklit dhe varfërisë.

Megjithatë, më duket lajm i keq që qeveria ka mbërritur në këtë pikë sa të tronditet edhe nga disa komente private në rrjete sociale, të shumëfishuara si pasojë e indinjatës kolektive që shoqëria jonë ka ndaj realitetit politik ku jetojmë. Kjo tregon se në ç’gjendje ka rënë ajo dhe ky nuk mund të jetë aspak një lajm i mirë për askënd. Sa për plotësim të panoramës ironike të krijuar mes shkëlqimit të propagandës televizive dhe mjerimit ku ndodhet vendi, mund të themi se paralelisht me gallatën bajate të çiftit Ramamaqi, policia kish zënë dyert e universiteteve për të mos lejuar studentët të mblidhen atje, ndërsa instrumentet e qeverisë kanë ndezur altoparlantët për ta spostuar protestën e studentëve nga Kryeministria tek korpusi universitar.

Gjithsesi, disa sqarime të thjeshta mendoj se duhen dhënë.

Sipas teorisë së Kryekadriut të vendit, unë dhe të tjerë si unë paskemi shpifur ndaj tij dhe Mamaqit, duke sulmuar emisionin e mbrëmshëm. Në fakt, reagimi im, si dhe i shumë të tjerëve, janë thjesht komente dhe si të tilla nuk ka sesi të jenë shpifje, për sa kohë ofrojnë opinion, gjykim, apo qendrim personal dhe jo informim (të vërtetë apo të rremë). Komenti im mund të jetë i drejtë ose i gabuar, i motivuar nga ndjenja të larta fisnike ose interesa të ulta personale, i shkruar mirë ose keq, por nuk mund të jetë kurrë shpifje, për sa kohë është thjesht shprehje e mendimit tim. Nëse zotëria, që pretendon të jetë oratori më i madh në vend dhe nxënësi i Faik Konicës në retorikë, nuk e bën kaq dallim, tregon se është më shumë personazh i përrallave të Zululandit, sesa nxënës i mjeshtrit të madh të fjalës që pretendon të ndjekë.

Mamaqi u shpreh i habitur se përse njerëzit nuk reagojnë kur Rama del në emisionet e debateve politike, por reaguan aq fort kur doli në emisionin e tij. Si pa dashje, ai e vendos emisionin e vet tek ato politike, në një lapsus mjaft domethënës që buron drejtpërdrejtë nga subkoshienti. E pra njerëzit, si dhe vetë Ermali, e kuptojnë se ai po bën politikë më shumë se humor dhe kjo është arsyeja përse reagimi bëhet masiv. Shto këtu edhe faktin që kjo gjellë iu shpërndahet masave për ditë festash dhe situata nuk ka më nevojë për koment.

Natyrisht, një drejtues emisioni është i interesuar për audiencën, siç u justifikua vetë Mamaqi, në shpjegimet që u mundua të japë për ftesën e bërë ndaj Kryeministrit. Por audienca, ashtu si dhe paraja, kërkon të fitohet brenda disa parimeve etike. Të fitosh audiencë duke i shërbyer qeverisë në momentet më kritike të saj, kur realiteti është kaq dramatik dhe indinjata shoqërore kaq e thellë, është thjesht dhe vetëm e turpshme. Askush nuk i ka kërkuar Mamaqit të rregullojë këtë vend, ndonëse do të ishte në dinjitetin e tij të ushtronte detyrën morale të profesionit që ka marrë përsipër, duke pohuar të vërtetat e dhembshme që rëndojnë qytetarët. Dakort, po e tolerojmë faktin që nuk e bën këtë, por nuk ia ka askush fajin kur bën të kundërtën, duke i shërbyer qeverisë për të trukuar imazhin e për të zbutur indinjatën qytetare.

Dhe së fundi, meqë Mamaqi kish ardhur në studio me sapun me vete, dhe kish lënë edhe mjekër, duke pohuar, në ironi të postimit tim, se nuk do ta rruante për çfarë ne kemi thënë, në fakt vetë reagimi i tij tregon se aftershave-i i ka djegur shumë. Ndaj e vetmja gjë që më mbetet të them është: Mbaje me shkumë Ermal se e vërteta është krejt zbuluar!

Tags: Ermal MamaqimertiriPergjigje
Previous Post

FOTO/Aksidentohet këngëtari shqiptar, shpëton mrekullisht: Kuptova që fama e pasuria nuk janë asgjë

Next Post

FOTO/Bora zbret egërsirat në zonat e banuara, ujqërit në Dibër iu ‘sulen’ bagëtive

droni

droni

Next Post
FOTO/Bora zbret egërsirat në zonat e banuara, ujqërit në Dibër iu ‘sulen’ bagëtive

FOTO/Bora zbret egërsirat në zonat e banuara, ujqërit në Dibër iu 'sulen' bagëtive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.