Këngëtarja Eni Koçi pranoi publikisht në një emision për Vitin e ri se ishte në një lidhje dashurie me këngëtarin Genc Prelvukaj.
Dyshja simpatike janë prej kohësh bashkë, pavarësisht se lidhjen e tyre e kanë mbajtur larg mediave.
Së fundmi, disa media rozë nxorrën lajmin e martesës së tyre i cili pritej të ndodhte këtë vit.
Por, Eni u ka dhënë përgjigje kureshtarëve, duke mohuar zërat se ajo dhe Genci do të martohen shumë shpejt. Për këtë gjë, ajo ka gjetur dhe një përgjigje ironike.












