Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.
Burimet bëjnë me dije se zjarri ka rënë në katin e tretë të një blloku banimi. Në banesë, jetonin një çift të moshuarish rreth të 70-ve, të cilët janë transportuar për në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Brigada 8” të qytetit.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit. Kujtojmë se prej disa ditësh disa apartamente janë përfshirë nga flakët. Kryesisht rastet kanë të bëjnë me bombolat e gazit të cilat përdoren për ngrohje, të cilat familjarët i harrojnë hapur.











