Një banesë është djegur plotësisht në fshatin Larushk të Krujës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale.
Policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Paraprakist dyshohet për rrjedhje gazi, pasi familjarët kanë harruar bombolën hapur.












