Një 58-vjeçar u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Korçë.
Banorët e zonës e kanë gjetur trupin e tij në rrugën e fshatit Ravonik, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Sipas informacioneve të para, viktima është shtetasi me iniciale J.P., 58 vjeç, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
Dyshohet se 58-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.












