Prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari është aksidentuar me makinë në fshatin Vashtëmi të Korçës, në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Shkak për aksidentin nuk është bërë bllokimi i rrugës, pasi ishte e hapur, por shpejtësia e madhe e automjetit. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete, një prej të cilave me targa të huaja.
Spirollari, i cili ishte pasagjer në njërin prej automjeteve, mësohet të ketë qënë i dehur dhe ka debatuar ashpër me drejtuesit e mjeteve të tjera. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Prefekti nuk është dëmtuar nga aksidenti.












