Cardi B nuk ka frikë të tregojë gjërat siç ato janë në të vërtetë. Ndërsa po performonte në koncertin Bay Dreams në Mount Maunganui, Zelanda e Re të mërkurën, reperja ndaloi shfaqjen e saj për të rregulluar një kopsë në veshjen e saj. Dhe këtë gjë nuk e pati problem ta ndante me qindra adhurues të saj që kishin ardhur për të.
“Gjithsesi, të gjithë, kanë nevojë për një pushim të vogël!” ajo i tha audiencës, që po e ndiqte live. “Kthehem shumë shpejt, sa të heq këtë gjënë që më bezdis prapa”.
Si duket problemi vinte nga kostumi, i cili ishte shtrënguar më shumë seç duhet pas performancës së “twerk-ut”.











