Nesër, në orën 10:00 Gjykata Krimeve të Rënda do japë masën e sigurisë për 34-vjeçarin Gazment Musta nga Ballshi, i cili vrau me thikë bashkëshorten Gentjana Çaushaj dhe motrën e saj, kunatën e tij, Merisa Çaushaj, pas një debati për motive të dobëta e banale, në familje.
Gazment Musta akuzohet për vrasje brenda familjes. Ai rrezikon burgim të përjetshëm.
Krimi i dyfishtë në familje është kryer në prani të dy fëmijëve të mitur.
Burri 34-vjeçari rezulton se nuk ka probleme mendore, ndërsa siç ka deklaruar edhe vetë, krimin e ka kryer pas debatit me bashkëshorten pasi ajo donte të shkonte te prindërit e saj.











