Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë.
Nga informacionet e para, mësohet se një person ka vrarë veten në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Kukësit.
Bëhet me dije se i shoqëruari është një 49 vjeçar. Ai vuante nga epilepsia.
Emri i tij është Medi Gjuni. Ai ishte arretuar për veprën penale “dhunë në familje”.
Trupi i pajetë i Gjunit është nisur për autopsi drejt Tiranës.












