Në një tryezë me verë dhe me ushqim, ashtu siç duhet në një mbrëmje fillimviti, miq shqiptarë nga të katër anët e globit kanë zhvilluar një bisedë të këndshme për ndërrimin e viteve.
Olen Çezari, Frederik Ndoci, Gëzim Nika e të tjerë kanë rrëfyer ndër të tjera edhe ngjarjet e tyre më të mira për sa i përket vitit të që lamë pas.
Pasi Fjodora Fjora ka rrëfyer ngjarjen e saj, që kishte të bënte me 5 vjetorin e djalit të saj, Alteo, ka ardhur edhe radha e Frederik Ndocit.
“Ngjarja ime më e mirë e 2018-ës është Trumpi që fitoi zgjedhjet në Amerikë. Atë natë nuk kam fjetur 3 netë prej gëzimit. I love Trump! Dua Trumpin, se nuk dua Sorosin”, – është shprehur Ndoci, i cili ka treguar se nuk po bën aspak shaka, por e ka me të vërtetë.












