Një tjetër peshkatar dyshohet se është mbytur në liqenin e Pogradecit pasi doli për peshkim në mëngjeisn e 31 dhjetorit. Gëzim Seitllari ka dalë me varkën e tij në liqen dhe nuk është kthyer më ndërkohë që deri tani është gjetur vetëm varka e tij.

Familjarët kanë njoftuar policinë por vetëm dje një skaf ka dalë në mbrëmje për të kërkuar por ka gjetur vetëm varkën.

Sot kanë dalë në liqen të gjithë shokët e tij peshkatarë për ta gjetur por pa rezultat ndërkohë që një skuadër polumbarësh janë nisur nga Tirana për të kërkuar peshkatarin.

Para pak ditësh dy peshkatarë të tjerë u mbytën në rezervuarin e Bradomirës.











