Një aksident është shënuar në ditën e ndërrimit të viteve. Fatkeqësisht, një person ka humbur jetën si pasojë e tij.
Nga informacionet paraprake, ngjarja e rëndë ndodhi në Kuman, në Roskovec.
Një automjet ka aksidentuar një kalimtar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Baki Shahu, 58 vjeç.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.











