• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Parashikimi i Muç Nanos: Përplasen Rama dhe Veliaj, një luftë ‘e përgjakshme’ mes tyre

droni by droni
29 December, 2018
in Kronika
0
Parashikimi i Muç Nanos: Përplasen Rama dhe Veliaj, një luftë ‘e përgjakshme’ mes tyre
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mustafa Nano ka bërë disa parashikime në emisionin ‘Provokacija’ për vitin 2019.

Nano guxon të japë disa nga variantet se çfarë e pret vendin, duke filluar nga protesta e studentëve e deri tek mandati i Ramës.

Parashikimi i tij për protestën e studentëve:

 

Viti i ardhshëm do fillojë me shpërbërjen e protestës studentore, e cila, sidoqoftë, mund të quhet e dobishme.

Sepse së pari, ekspozoi problemet që ekzistojnë brenda sistemit tonë universitar, së dyti u bë shkak që të bëhen një numër ndërhyrjesh brenda këtij sistemi, dhe së treti e rifreskoi disi jetën publike shqiptare që ishte shndërruar në një ligatinë nga cepi në cep.

Por protesta nuk i dha asnjë goditje sistemit politik, e në përgjithësi rendit të gjërave. Pas kësaj proteste, të vjen të recitosh vargjet e njohura: Selanik e tatëpjetë/siç ka qenë do të jetë.

Parashikimi për Edi Ramën

Edi Rama do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit.

E do tentojë të marrë një mandat të tretë. Për këtë gjë po punon si në ethe. Nuk është se ka në kokë objektiva për të arritur.

Jo, jo, ka vetëm tahmanë për pushtet dhe nuk merret vesh se për çfarë i duhet ky pushtet kur nuk ka fuqi të largojë qoftë edhe një ministër në një kohë që do duhej t’i largonte të gjithë”. 

Përplasja Rama-Veliaj 

Tani, ai vërtet nuk ka fuqi të largojë një ministër, por Erion Veliajn mund ta largojë. Ky i fundit i është bërë halë në sy. Sepse po e sfidon Frenkeinsteinin e vet, që është Rama, dhe kjo gjë në Partinë Socialiste është bërë zakon. E bëri edhe Rama me Nanon.

Viti që vjen pra do të jetë viti i përplasjes së madhe mes Ramës e Veliajt. Ramës i ka shkuar në mendje ta largojë Veliajn, por edhe aq të lehtë nuk e ka. E di shumë mirë se nëse Veliaj mbetet në krye të bashkisë së Tiranës, është keq. Por edhe ta largojë prej andej, është po njësoj keq.

As Veliaj nuk e ka të lehtë të zgjedhë në këtë situatë. Letrat janë zbuluar tanimë, dhe si t’i shpallë luftë Ramës, si të vendosë t’i bëhet rrogoz atij, ai rrezikon po njësoj.

Ngado që t’i vijmë vërdallë këtij diskutimi, është e sigurtë që do të kemi një luftë civile brenda Partisë Socialiste. Një luftë “të përgjakshme”. Ushtritë janë duke u rreshtuar”. 

Parashikimi për opozitën

“Në krahun tjetër, Lulzim Basha po rropatet shumë, por nuk po nxjerr gjë në dritë. Dhe nuk ka për të nxjerrë gjë në dritë, nëse nuk vendos të bëhet lider.

Ai duhet t’i bindë njerëzit se është një lider. Ka pesë vjet që po i thuhet kjo gjë. Kjo është më e para gjë që duhet të bëjë. Dhe me këtë, të kuptohemi, ai nuk ka të sigurtë fitoren. Jo, thjesht i jep një shans vetes. Por pa këtë çdo gjë është e kotë. Asnjë shans nuk ka.

Lind pyetja: Ç’do të thotë të bëhet lider? Tani, kjo do të thotë shumë gjëra, por mund të fillohet me një gjë. Basha duhet të mundë Berishën.

Dhe kjo nuk është një tekë e imja, apo e njerëzve si unë. Është një mënyrë për të provuar leadership. Kush e ka parë PD-në me dyshim, nuk ka pse të ndryshojë mendim tani, teksa sheh se Basha nuk ka fuqi t’i marrë Berishës as ditën e enjte. E keni vënë re që ditën e enjte, qoftë në parlament, qoftë nëpër studiot televizive, qoftë në rrjetet sociale, ai që duket, ai që ftohet, ai që bën protagonistin, ai që bërtet, është Berisha? Prandaj, apeli im për Bashën është: Munde Berishën.

Nuk them: shkatërroje, poshtëroje, hidhe në koshin e plehrave të historisë. Kjo do ishte shumë për ty. Do të të binte të fikët edhe ta mendoje. Them: munde, sfidoje, kapërceje, injoroje. Ndryshe, askush nuk ka për të të marrë seriozisht ndonjëherë. E kanë më kollaj të ndjekin Rudina Hajdarin sesa ty”.

“Në krahun tjetër është edhe LSI-ja, por edhe këtu gjërat janë të lexueshme. Më të lexueshme nuk i bën nëna. Aty komandon Monika Kryemadhi, komandon pa më të voglin problem, por nëse LSI-ja del keq në zgjedhjet e ardhshme lokale, atëherë ky do të ishte një sinjal i keq për këtë parti. Dhe ai që do ta vuante më shumë këtë situatë do të ishte Ilir Meta.

Sepse do fillojë të mendojë që në fund të mandatit presidencial mund ta gjejë LSI-në të shpërbërë, të shkërrmoqur. Nuk do të ishte çudi, atëherë, që për të shpëtuar LSI-në, e cila është e vetmja gjë që vlen për Ilir Metën në këtë botë, ky i fundit ta lërë presidencën para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Dhe të rimarrë LSI-në. Nëse Monika nuk do të hedhë vickla, kuptohet.

Sepse nuk duhet përjashtuar as një “luftë civile” brenda familjes Meta. Dhe ka për të qenë gallatë, nëse ka për të ndodhur një luftë civile e tillë.

Por sido që të jetë, në fund fare do të jetë Meta fituesi. Dhe ky i fundit do të futet në zgjedhje në krah të Berishës. Për të mundur Edi Ramën. Dhe kështu, do jemi në pikën që merr kuptim dialogu i famshëm tosk: Ku ishim? Asgjëkund. Çfarë bëmë? Hiçasgjë.

Vështrim pesimist? Kështu mund t’ju duket juve. Mua më duket realist”.

Tags: komentmustafa nanoparashikimipolitikaviti 2019
Previous Post

VIDEO/Sherr mes të rinjve, vajza kërcënon djemtë me shishen e thyer të verës

Next Post

Aksident në Itali, përplasen makinat e shqiptarëve, në gjendje të rëndë 6 vjeçari

droni

droni

Next Post
Aksident në Itali, përplasen makinat e shqiptarëve, në gjendje të rëndë 6 vjeçari

Aksident në Itali, përplasen makinat e shqiptarëve, në gjendje të rëndë 6 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.