Edhe pse do të ketë diell, temperaturat do të jenë të ulëta.
Moti në fundjavë pritet të jetë i ftohtë, por i favorshëm për të dalë dhe bërë ski apo aktivitete të tjera dimërore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat do të jenë me rritje graduale.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -3/7°C
Zonat e ulëta 2/15°C
Zonat bregdetare 6/16°C
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.











