Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot pasdite reagimet pafund për ndryshimet drastike në qeveri. Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se salinjtë e kadrinjtë që gjuajnë qeverinë e re nuk e fshehin dot gishtin e mbetur në gojë.
Kryeministri thotë se me ndryshimet në kabinetin qeveritar, është hedhur një hap i madh drejt fitores në zgjedhjet lokale të qershorit.
“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë)S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër✌️#Qentëlehinmëfortkurkarvaniecënmëshpejt #KrenarpërPS”- shkruan Rama në Tëitter.












