• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku: Korrupsioni gërryen buxhetin, 126 milionë USD më pak se parashikimi

droni by droni
27 December, 2018
in Ekonomi, Politika
0
Tabaku: Korrupsioni gërryen buxhetin, 126 milionë USD më pak se parashikimi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka komentuar buxhetin e miratuar nga qeveria Rama.

Në analizën që deputetja demokrate i bën, ajo nxjerr se deri më tani në buxhetin e shtetit rezultojnë 126 mln USD më pak se sa planifikimi fillestar i qeverisë (pra nga parashikimi i kryer në Janar 2018).

Sipas deputetes, rënia e vazhdueshme e të ardhurave ka dy arsye: së pari taksa progresive e cila ka sjellë një sistem ku nxitet informaliteti dhe ku bizneset janë detyruar në masë të deklarojnë më pak të ardhura.

Dhe së dyti rënia e konsumit e cila vihet re në mënyrë të menjëhershme tek të ardhrurat që mblidhen nga TVSH.

Tabaku thotë se dhurata e qeverisë për shqiptarët në 2018 ka qenë një buxhet me më shumë taksa dhe me më pak mundësi punësimi.

Reagimi i plotë

Korrupsioni gërryen buxhetin, 126 milionë USD me pak se parashikimi!

Një emërues i përbashkët i qeverive Rama ka qenë mospërmbushja asnjëherë e pritshmërive ekonomike që vetë janë vendosur prej tyre. Për çdo vit buxheti i miratuar nga qeveria nuk përmbushet anjëherë dhe ndryshohet në mes të rrugës përmes akteve normative. Rritja ekonomike rezulton përherë më e ulët se sa pritshmëria qeveritare ndërsa mbledhja e të ardhurave është e mangët.

Kësaj aksiome rilindase nuk i shpëton as buxheti 2018 i cili u miratua me pompozitet dhe që rezultoi si çdo vit buxhet varfërimi. Deri më tani në buxhetin e shtetit rezultojnë 126 mln USD më pak se sa planifikimi fillestar i qeverisë (pra nga parashikimi i kryer në Janar 2018). Doganat dhe tatimet kanë grumbulluar 122 mln USD më pak se sa buxheti fillestar i propozuar nga qeveria.

Kjo rënie e vazhdueshme e të ardhurave ka dy arsye: së pari taksa progresive e cila ka sjellë një sistem ku nxitet informaliteti dhe ku bizneset janë detyruar në masë të deklarojnë më pak të ardhura, qoftë prej rritjes së vazhdueshme të taksave qoftë dhe prej rënies së përgjithshme të fitimeve. Dhe së dyti rënia e konsumit e cila vihet re në mënyrë të menjëhershme tek të ardhrurat që mblidhen nga TVSH. Kjo duke qenë se ndër të tjera TVSH mat edhe në mënyrë indirekte konsumin mosrealizimi i të ardhurave prej 63 milionë Euro tregon së pari një rënie konsumi dhe së dyti që vendosja e TVSH tek biznesi vogël nuk ka pasur efektin e dëshuar por informaliteti vazhdon.

Kjo sigurisht që reflektohet në mbyllje të biznesve të cilat duket se e kanë të pamundur që të përballojnë rritjen progresive të taksimit mbi to. Rritje që sikundër është e qartë për çdo qytetar shkon në xhepin e oligarkëve apo për luksin e qeverisë. Zëri i Investimeve publike, në buxhet, rezulton të ketë një mosrealizim prej 290 mln USD (1 e treta e investimeve nuk është realizuar akoma). Në vlerën prej 570 mln USD të disbursuar nga qeveria vërehet përkujdesja që qeveria të paguajë projektet disa miliardëshe të inceneratorëve e koncesionet në kurriz të investimeve publike në përgjithësi.

E vetmja “mrekulli” e rilindjes është krijimi i ekonomisë së narkosit. Subvencioni i vetëm qeveritar që ka funksionuar në vend është ai i mbështetjes së krimit të organizuar dhe grupeve kriminale. Kjo ka sjellë për rrjedhojë zhvlerësimin e euros në një kohë kur monedha europiane është në rritje të vazhdueshme në treg. Sakaq, ky zhvlerësim ka vendosur një lak në fytin dhe të prodhuesve shqiptarë e veçanërisht të fasonëve të cilët janë duke pasur një rënie të fitimeve të tyre. Kjo situatë stagnacioni dhe kjo rënie e paralajmëruar tashmë e fitimeve të këtyre kompanive do të bëjnë që bilanci negativ tëthellohet akoma dhe më shumë në ditët e fundit të vitit. Pra më pak punësime, ulje page madje edhe shkurtim të vendeve të punës.

Aktet normative, korrigjimet sporadike të taksave, dhe çdo rregullim tjetër mund të ishin zgjidhje disa vite më parë. E vetmja zgjidhje mbetet rikonceptimi i sistemit fiskal me një taksë të sheshtë, dhënia frymë e biznesit privat, rikonceptimi i modelit ekonomik për të gjetur burime të tjera rritjeje si dhe mbështetja me politika fiskale e atyre që punojnë duke promovuar tregun e lirë dhe jo tregun e komanduar të oligarkëve, siç ka ndodhur në këto vite!

Dhurata e qeverisë për shqiptarët në 2018 ka qenë një buxhet me më shumë taksa dhe me më pak mundësi punësimi. Si dhe abuzimi me 957 mln euro me fondet e buxhetit që raporton KLSH në auditimin e fundit për buxhetin e shtetit.

Tags: buxhetijorida tabakuKorrupsion
Previous Post

VIDEO/Këngëtari shqiptar mahnit Jennifer Lopezin me vokalin e tij: Dhurata më e bukur

Next Post

Një ndalesë-një kontroll, Lleshaj njofton ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën

droni

droni

Next Post
Një ndalesë-një kontroll, Lleshaj njofton ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën

Një ndalesë-një kontroll, Lleshaj njofton ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.