Ka fituar lirinë banori i zonës së Astirit Ilir Katiraj i cili mbahej prej disa ditësh në burg.
Katiraj është personi i cili gjuajti me këpucë kryeministrin Edi Rama, në ambientet pranë spitalit ushtarak në kryeqytet, në ditën e protestës së madhe para Parlamentit.
Gjykata ka dhënë për të masën e detyrimit të paraqitjes.
Jashtë ambjenteve të gjykatës kanë qenë sot banorët e Astirit të cilët shprehen se shumë shpejt do kërkojnë që të lirohet dhe Daniel Dobraj, i cili akuzohet se ka qëlluar me kapsolle efektiven Ina Nuka.
Banorët vazhdojnë të kërkojnë që prapa hekurave të jenë drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro dhe zyrtarët e tjerë, pasi sipas tyre janë duke kryer haptazi akte korruptive.












