Partia Demokratike dhe ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kallëzuar penalisht në Prokurori deputetët e mazhorancës.
Arsyeja lidhet me shkeljen sipas tyre të rregullores së Kuvendit duke rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e ‘tatimin mbi të ardhurat’.
PD-LSI thekson se është shkelur rregullorja e Kuvendit duke rrëzuar dekretin e presidentit pa kaluar 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend.
Të gjithë deputetët e mazhorancës akuzohen për veprat penale ‘ushtrim të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë’ si dhe ‘shpërdorim detyre’.



















