Elvana Gjata ende nuk është bërë e gjallë, as me dalje publike dhe as me reagime në rrjetet sociale.
Nuk dihet ende nëse këngëtarja do t’i rikthehet muzikës, por shenjat e para që cdo gjë mund të shkojë keq, janë dhënë.
Fansat kanë filluar të ‘braktisin’ këngëtaren, e cila ka 1 milion ndjekës në Instagram.
Në një vëzhgim të ndjekësve të saj, para se të ndodhte ngjarja në Bllok, dhe pas saj, Elvanës i është reduktuar ndjeshëm numri i ndjekësve.
Numri i tyre në ‘Instagram’ rezulton të jetë ulur nga 1 milion e 200 mijë në 1 milion e 100 mijë.
Ngjarja e 4 Tetorit në Bllok, padyshim la një shije të hidhur dhe dëmtoi imazhin e këngëtares.
Më 4 tetor në një prej lokaleve të ish bllokut gjatë një konflikti me armë mes dy grupeve mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Në kërkim vazhdojnë ende të mbeten Ervin Mata i dashuri i Elvanës, Merviol Bilo. Nga ana tjetër gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.













