Atmosfera e Krishtlindjeve sjell ngrohtësi dhe lumturi brenda familjes, duke u dhuruar ndjesi të veçanta.
Festat e fundvitit padyshim që mbledhin familjen rreth njëri-tjetrit duke i dhënë më shumë kuptim.
Ndjeshmëria është më e madhe dhe për këtë shumë zgjedhin ta ndajnë në rrjetet sociale.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe gazetarja dhe moderatorja e njohur Ilva Tare e cila ka publikuar një foto familjare afër pemës me fëmijët dhe bashkëshortin e saj.
Ajo ka zbuluar kështu portretin e dy vogëlushëve të saj, duke na uruar me një pamje plot dashuri dhe të paqtë.












