Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Një roje private ka plagosur nga pakujdesia me armë në ambientet e zyrës kolegun e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrave të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike.
Njoftimi i policisë:
Në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, pasi në ambientet e zyrave të SHPSF_së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal.











