• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/60 milionë euro për Begon, PD nxjerr detaje të reja: Pjesë e skandalit dhe Ahmetaj

droni by droni
24 December, 2018
in Kryesore, Politika
0
VIDEO/60 milionë euro për Begon, PD nxjerr detaje të reja: Pjesë e skandalit dhe Ahmetaj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka vijuar dhe ditën e sotme të zbulojë detaje të reja mbi vjedhjen, sipas saj, në projektin e Unazës së Re.

Nga selia blu, deputetja Jorida Tabaku dhe zëdhënsja Ina Zhupa, folën sërish me fakte për skandalin, ku thanë brenda saj, përfshihet jo vetëm Veliaj por edhe ministri Arben Ahmetajn.

Sipas Tabakut, ata të dy bashkon mashtrimi.

”Veliaj mashtroi kur deklaroi se projekti nuk ekziston dhe s’ka dokumente për të. Ne kemi paraqitur dokumente zyrtare se projekti e ka kaluar fazën e parë për leje ndërtimi. Veliaj është përgjegjës për ndryshimin e planit urbanistik. Kush fshihet pas tij?Këtyre pyetjeve duhet t’u japë përgjigje Ministria e Financave” , tha Tabaku.

Po si qëndron lidhja mes ministrit Ahmetaj dhe këtij skandali?

Zëdhënesja e PD ka treguar detaje të marrëdhënieve financiare.Sipas saj, Edmond Bego është personi që ka paguar rreth 1.5 mln euro në llogari të MFE në 4 këste.

”Pagesat janë bërë nga firma Inerte Express, 100 % në emër të Begos. Pagesta janë e para më 13 nëntor 2015. Tre të tjerat në të njëjtën ditë, më 11 mars 2016. Vetëm pas këtyre pagesave, MFE ka lidhur kontratën për privatizimin e ish-serave tek Unaza e Madhe”, tha Zhupa.

PAGESAT

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/337570540170778/?notif_id=1545494754605415&notif_t=live_video

Ja deklaratat e plota të Tabakut dhe Zhupës:

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike

Skandali i projektit rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe përfshin jo vetëm Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por edhe Ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

Të dy këta i bashkon mashtrimi në mënyrë të pacipë se nuk kanë lidhje me projektin.

I pari, Erion Veliaj mashtroi, kur deklaroi se projekti nuk ekziston dhe se nuk ka leje ndërtimi për të. Ne kemi paraqitur dokumentat zyrtarë se projekti 60 milionë euro i trafikantit ndërkombëtar të drogës e ka kaluar fazën e parë të miratimit për leje ndërtimi. Tani leja është vetëm një formalitet.

Erion Veliaj është përgjegjës me firmën e tij për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës. Sipas planit të 2013-ës, lumi Lanë zinte një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës, ku Bego ka planifikuar të ndërtojë. Por plani u ndryshua në 2017-ën, pasi Bego kishte lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 milionë euro.

Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe Lumi Lanë u zhvendos duke mos prekur asnjë centimëtr nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Erion Veliaj që flet për gjithçka, nuk u ka shpjeguar shqiptarëve pse e ndryshoi projektin e Lanës për llogari të projektit 60 milionë euro të Edmond Begos. Kush fshihet pas trafikantit ndërkombëtar të drogës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk disponon 60 milionë euro.

Këto pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe Ministri I Financave Arben Ahmetaj. Ai është personi i dytë kyç në këtë aferë.

Arben Ahmetaj, mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë euro.

Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj, dokumentat zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës. 

Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike

Afera e projektit 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe me ndërtues trafikantin e drogës Edmond Bego, e ka pikënisjen tek Ministria e Arben Ahmetajt.

Përveç përmbylljes në një kohë rekord të privatizimit dhe shitjes së ish serave pranë Unazës së Madhe, ministria e Arben Ahmetajt ka patur marrëdhënie direkte financiare me Edmond Begon për këtë pronë.

Sot do të zbulojmë dokumentat zyrtarë që nxjerrin mashtrues Ministrin e Financave dhe përgënjeshtrojnë deklaratën e tij se nuk e ka kryer privatizimin dhe shitjen në shërbim të Mond Begos dhe se nuk ka asnjë fakt që e lidhin atë me procedurat e privatizimit.

Faktet ndodhen në dosjen e privatizimit.

Edmond Bego është përsoni që ka paguar rreth 1.5 milionë euro në llogarinë e Ministrisë së Financave, të ndarë në 4 këste, nga muaji nëntor 2015 deri në mars 2016.

Pagesat janë bërë nga kompania Inerte Ekspres, në pronësi 100 përqind të Edmond Begos.

Faturat bankare që kanë dalë në ekran janë dokumenti zytar që provojnë mashtrimin e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

4 pagesat për llogari të Ministrisë së Financave mbajnë datat, njëra në 13 nëntor 2015, me vlerë 121 milionë lekë. 3 të tjerat janë paguar brenda të njëjtës ditë, më  11 Mars 2016.

Vetëm pas këtyre pagesave nga Edmond Bego, Ministria e Financave ka lidhur kontratën për privatizimin e rreth 31 mijë metrave katrorë tek ish Serat, pranë Unazës së madhe.

Me pagesën e 1.5 milionë eurove për Ministrinë e Arben Ahmetajt nga Edmond Bego, të gjithë e dimë si vijoi historia.

•     Plani Urbanistik I Tiranës u ndryshua me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt,

•     Projekti për Lumin e Lanës u ndryshua që të mos prekë tokën ku do të ndërtojë trafikanti i drogës

•     Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të miratimit për lejen e ndërtimit.

Projekti rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe dhe projekti korruptiv 40 milion euro për zgjerimin e Unazës së Madhe janë modeli më i qartë se nën drejtimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Tirana është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e parave të pista.

Tags: ina zhupajorida tabakuprojektiskandaliUnaza e Re
Previous Post

‘Zhduket’ Marina Vjollca, Getoari po e lë pa punë moderatoren?

Next Post

Mbledhja e PS, Rama pranon gabimet: Çdo gjë hap pas hapi, e di radhën e lëvizjeve

droni

droni

Next Post
Mbledhja e PS, Rama pranon gabimet: Çdo gjë hap pas hapi, e di radhën e lëvizjeve

Mbledhja e PS, Rama pranon gabimet: Çdo gjë hap pas hapi, e di radhën e lëvizjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.