Pozicioni i Christian Panuccit u diskutua gjatë pas disa ndeshjeve radhazi të Shqipërisë në të cilat dha një performancë të dobët.
U aludua se trajneri do të përjashtohej nga drejtimi i Kombëtares, fakt ky që u hodh poshtë nga Armand Duka.
Por, së fundmi mediat italiane kanë rindezur sërish zjarrin. Atro shkruajnë se mund të largohet nga drejtimi i kombëtares shqiptare. Kujtojmë se aktualisht, trajneri italian ka një kontratë me kombtëaren shqiptare e cila përfundon në vitin 2019.
Sipas “Il Messaggero”, trajneri italian pritet të rikthehet tek skuadra e Romës si zëvendësuesi i Di Françeskos. Media italiane njofton se në ditët e ardhshme mund të këtë një takim mes trajnerit dhe drejtuesve të Romës.
Trajneri i kombëtares shqiptare thuhet se do të jetë prezent në “olimpico” për të ndjekur ndeshjen mes Romës dhe Parmës dhe duket se kjo vizitë e tij shton edhe më shumë zërat për këtë lëvizje.












