Drafti i propozuar nga opozita u rrëzua ditën e djeshme me 74 vota pro nga mazhoranca gjatë seancës parlamentare.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish-ministri Ylli Manjani i cili tallet me mazhorancën.
Në reagimin e tij, ai ka disa thumba dhe për Tulant Ballën, lidhur me akuzat që i bëri Lulzim Bashës për makinën e tij, diskutim i cili çoi në përplasjen e tyre, për shkak se Balla i përmendi vajzën.
’Ja edhe vetingun ua rrëzuan. Po tani?! Do tregoni targat e makinave sa herë shpif Summa Cum Taulant Balla?!”













