Një 31-vjeçare shqiptare është shpallur që prej datës 17 Dhjetor të këtij viti. Kanë qënë mediat greke të cilat kanë publikuar ditën e premte këtë njoftim.
Sipas mediave greke 31-vjeçarja quhet Aurora Mici, e cila ka humbur gjurmët në Follorinë pranë kufirit greko-shqiptar. Ditën që u zhduk, gruaja kishte veshur xhaketë të zezë, xhinse, atlete të bardha, kishte çantë të zezë dhe ka djegie në dorën e saj të djathtë.
Policia greke e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur 31-vjeçaren shqiptare.
Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve që të sinjalizojnë nëse kanë informacion rreth vendndodhjes së mundshme të shqiptares Aurora Mici duke dërguar informacione në SOS Linja Kombëtare 1065.












