Një spot publicitar ka rikthyer sërish Kevinin në shtëpi.
Të gjithëve na kujtohet filmi ‘I vetëm në shtëpi’, ku Kevin, djali i vogël i familjes së madhe mbetet vetëm në shtëpi në periudhën e Krishtlindjeve.
Ky film u bë i dashur për shikuesit menjeherë. Tani, 27 vjet pas daljes në sallat e kinemasë, aktori Macaulay Culkin kthehet sërish.
Aktori 38 vjeçar ka rihyrë në shtëpinë e një prej filmave më të famshëm të krishtlindjeve për të xhiruar një spot publicitar të Google.
#heygoogle Have you ever wondered what Kevin McCallister is like as an adult? Me neither. But just in case you’re curious you should totally watch this #ad pic.twitter.com/uO9qMPrUT3
— Macaulay Culkin (@IncredibleCulk) December 19, 2018











