Dy persona u përplasën sot nga një makinë në qytetin e Lezhës. Një nxënëse dhe një mësuese u goditën nga një automjet përballë shkollës “Kolin Gjoka”, teksa po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë.
Nxënësja 16-vjeçare dhe mësuesja janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe sipas informacioneve të para ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të aksidentuarat janë Elidona Gega dhe B.Çupi, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në polici.













