‘I duam tarifat sa Erion Braçe’ ka qënë një ndër thirrjet dhe memet e përdorura nga studentët gjatë gjithë ditëve të protestës së tyre.
Përtej humorit që të shkakton, kjo kërkesë e studentëve është thelbësore dhe deri më tani, kryeministri Rama premtoi se do të përgjysmonte tarifat dhe për ata me mesatare 9 dhe 10 do t’ua paguante shteti.
Studentët janë përplasur me deputetin, emrit e të cilit e përdorën për meme. Deputeti Erion Braçe është filmuar teksa preku studentin duke u konfliktuar.
Studentët kanë reaguar menjëherë pas këtij veprimi,duke iu kthyer me fjalët ‘Si i prekni studentët’ apo me fishkëllima dhe thirrje’ Turp Turp’.
Kjo ngjarje ka ndodhur pas ndërprerjes së seancës, teksa Braçe po ecte në Bulevardin’ Dëshmorët e Kombit’.











