Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, në një takim me studentët e këtij qyteti, ndërsa nuk mund të themi se është pritur qetësisht.
Që sa kryeministri hyri brenda, ai u ndesh me studentët, të cilët mes thirrjes ‘Turp, Turp’ nuk lejuan që kryeministri të drejtohej drejt universitetit.
Gjithashtu dhe në fillim të takimit, Kryeministri Rama nuk e fshehu nervozizmin duke ngritur tonin e zërit dhe duke urdhëruar studentët të ulen dhe të mos thyejnë normat e edukatës.
Së fundmi, shumë prej tyre braktisën sallën duke mos qëndruar në takimin me kryeministrin. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nisen të thërrisnin studentët, ndërkohë që brenda qëndruan pjesa tjetër. Kaq i duhej Kryeministrit për tu kthyer direkt me fjalët “Vetëm Europë nuk është kjo”.
https://www.youtube.com/watch?v=WwJCXDCNHe8&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=99eDkLTZmwo&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=MoYpju7cpq4&feature=youtu.be
K.Balliu/DRONI.al











