Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në një aks tjetër rrugor.
Një automjet ka përplasur për vdekje një 12 vjeçar në Margegaj, të Tropojës.
Mësohet se fëmija ka qenë duke dalë nga shkolla në momentin që është përplasur nga mjeti.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendgjarja pas aksidentit. Ndërkohë që identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur. Policia është vënë në ndjekje të autorit.
Pak më parë, një mësuese humbi jetën si pasojë e përplasjes së automjetit në Korçë, ku të plagosur mbetën dhe 5 mësues të tjerë.











