Një automjet është shkrumbuar nga flakët në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Meçitë”.
Mësohet se makina është e llojit ‘Citroen’ me targa AA650RV. Edhe pse me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, është bërë bërë e pamundur që makina ti shpëtonte djegies.
Sipas policisë makinë është në prontësi të Donjeta Xhelilit, dhe nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Megjithatë ende nuk dihet shkaku i vërtetë i rënies së zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











