Policia greke në Selanik ka vënë në pranga një 57 vjeçar me origjinë shqiptare, i konsideruar si njëri ndër trafikantët më të mëdhenj të drogës në qytet e Greqi.
Autoritetet nuk e kanë bërë ende publik emrin e shqiptarit, por kanë dhënë detaje se ai qarkullonte sasira të mëdha kokaine dhe ishte njëri ndër trafikantët që “mbulonte” në drogë qytetin.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në zonën e Ambelokipit, u gjet një sasi prej rreth 1.3 kilogramësh kokainë si dhe plot sende të tjera të nevojshme për përpunimin e drogës./Express











