Është tensionuar situata në protestën e studentëve para Kryeministrisë.
Disa studentë janë përplasur me efektivë të policisë. Mësohet se ata kanë kërkuar të rrethojnë simbolikisht kryeministrinë, por forcat e policisë nuk i kanë lejuar.
Ata tentuan të krijojnë një kordon për të rrethuar godinën, gjë e cila nuk është pritur mirë nga policia.
Situata është qetësuar dhe studentët janë tërhequr, duke larguar njërin prej studentëve i cili propozoi këtë ide.
Ata bëjnë thirrje që mos të preket asnjë efektiv policie, duke zhvilluar një protestë paqësore.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/812355222459921/












