Tre policë bashkiakë janë arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Arrestimi është bërë me urdhër të prokurorisë së Tiranës.
Mësohet se emrat e policëve të arrestuar janë: Eduart Dafku, Hekuran Rrafmani dhe Nuredin Doçi.
Sipas hetimeve, rezulton se këta efektivë lejonin tregtarët ambulantë të zinin trotuaret duke u marrë nga 500 lekë çdo ditë.
Hetimet e nisura pas kallëzimit të vetë tregtarëve.











