Incidentet e Jean-Claude Juncker nuk kanë të mbaruar. Prej disa kohësh thuhet se ai ka qënë në efektin e alkoolit, duke u vendosur në qendër të vemendjes për shkak të momenteve të sikletshme.
Ai vazhdon të përsërisë situata të njëjta të cilat sjellin dyshimet se Presidenti i Komisionit Europian ka probleme me alkoolin.
Së fundmi, Juncker është filmuar teksa luante me flokët e një zyrtareje në hyrjen e Selisë së Komisionit Europian në Bruksel.
Sapo doli nga makina, ai kapi flokët e saj, ndërkohë që gjithë të tjerët ishin shumë seriozë dhe u habitën nga veprimi i tij.
Juncker gjithashtu bllokoi një kamerë me dorë dhe hodhi letra nga podiumi i tij. Diçka nuk shkon mirë për presidentin dhe kësisoj dhe punët e Europës në dorë të tij nuk do të shkëlqejnë aq sa duhet.
/K.Balliu/DRONI.al











