Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa biseda të zhvilluara në aplikacionin WhatsApp të disa studentëve të Mjekësisë.
Sipas mesazheve, një student u shkruan të tjerëve se ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama për një mundësi dialogu dhe se ky i fundit i ka dhënë një ide duke i thënë se në një sallë të Fakultetit mund të zhvillojnë dialogun.
Ndërkohë që shikohet qe disa nuk janë dakord.
“Ja si u fut thiken mbas shpine nje besprere studenteve te mjeksise! Sb”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.













