Policia ka ndërhyrë sonte në mbrëmje ndaj studentëve protestues para kryeministrisë duke tensionuar situatën në qendër të kryeqytetit shqiptar në ditën e dhjetë të protestave.
Grupet ‘shqiponja’ të policisë morën me forcë një bombol gazi që përdorej për ngrohje nga studentët duke provokuar edhe një vetmbrojtje nga ana e të rinjve.
Policia ka marrë urdhër që pavarësisht temperaturave të ulëta studentët të mos kenë mundësi të mbajnë ngrohje përgjatë protestës gjatë orëve të natës.
Provokimi i poliocisë mund të shtojë numrin e protestuesve para Kryeministrisë si dhe të shtojë ndërkohë edhe numrin e bombalave të gazit që do të dërgohen atje nga qytetarët.












